“Nuk e kuptoj si e mora virusin”, flet lojtari i infektuar në Premier Ligë: Nuk kam dalë fare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 16:49

“Nuk e kuptoj si e mora virusin”, flet lojtari i infektuar në Premier Ligë: Nuk kam dalë fare

Adrian Mariapa zbulon se është ai lojtari i infektuar me koronavirus në radhët e Utfordit, por nuk arrin ta kuptojë sesi ka ndodhur kjo gjë duke qenë se nuk ka dalë pothuajse fare nga shtëpia.

adrian

Qendërmbrojtësi xhamajkan shpjegon që e ka lënë shtëpinë gjatë periudhës së karantinës vetëm për ndonjë stërvitje të shkurtër apo shëtitje me fëmijët, prandaj dhe është e çuditshme si mund të jetë infektuar.

“Që kur mora vesh se jam i infektuar, unë kam vrarë mendjen sesi e kam marrë virusin. Ishte një surprizë e madhe, sepse nuk e kam lënë fare shtëpinë, përveçse për disa ushtrime apo për ecje me fëmijët,” tha 33 vjeçari për “The Telegraph”.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"