Nuk e kanë bërë as yjet e futbollit për 20 vite, lojtari i Lilës shtang Milanin në “San Siro”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2020 | 22:39

Nuk e kanë bërë as yjet e futbollit për 20 vite, lojtari i Lilës shtang Milanin në “San Siro”

Futbollisti i skuadrës franceze Lilë Jusuf Jaziçi do ta kujtojë gjithë jetën e tij tripletën e realizuar ndaj Milanit sot në “San Siro” pasi mposhti i vetëm “Djallin” kuqezi 3-0, i cili kishte 24 ndeshje pa humbje.
5fa47bcf55427f1df001386a
Jo vetëm kaq, por 23-vjeçari turk bëhet i pari lojtar që i shënon Milanit tripletë pas 20 vitesh. Hera e fundit që një gjë e tillë ka ndodhur ishte pikërisht 20 vite më parë, kur ish-ylli i futbollit Rivaldo i realizonte 3 gola Milanit në ndeshjen e grupeve Milan-Barcelona, një takim që përfundoi në barazim 3-3.
unnamed

Prandaj, kjo ditë për Jaziçin është domethënëse, pasi shumë yje futbolli të mëdhenj nuk i kanë kaq gola në një ndeshje Milanit në “tempullin” e tij.

Statistikat e Jusuf Jaziçit ndaj Milanit sipas “Sofa Score”

eaffcff1-fb73-46e5-8667-6d8ed5b8a5cb

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"