“Nuk di asgjë për Mbape”, Luis Enrike: A do të rikthehem një ditë te Barcelona? Nuk është një sekret…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 12:14

“Nuk di asgjë për Mbape”, Luis Enrike: A do të rikthehem një ditë te Barcelona? Nuk është një sekret…

Trajneri i PSG-së, Luis Enrike në një intervistë për mediat spanjolle ka folur për të ardhmen e Kilian Mbape, por dhe për mundësinë e një rikthimi të tij në krye të Barcelonës.luis enrike

“Nuk di asgjë për Mbape, vetëm ai e di se çfarë do të bëjë. A do të rikthehem një ditë te Barcelona? Sot për sot jam i përfshirë totalisht te PSG-ja, vijoj të mësoj frëngjisht, shpresoj që shpejt ta flas. Kam pasur kontakte me dy klube angleze përpara se të vija te PSG, zgjodha të transferohem në Paris. Pastaj, sa për Barcelonën, nuk është një sekret, unë e kam thënë gjithnjë që një ditë do të më pëlqente të rikthehesha. Është shumë e vështirë në fakt që rrugët tona të bashkohen sërish”, u shpreh Luis Enrike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"