Një thesar i vërtetë, si askush në Europë! Të huazuarit e Interit vlejnë… 216 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 23:20

Një thesar i vërtetë, si askush në Europë! Të huazuarit e Interit vlejnë… 216 milionë euro

Një thesar i vërtetë, si askush në Europë. Interi pret dhe shpreson që lojtarët e huazuar në Europë t’i bindin klubet përkatëse për të ushtruar opsionin e blerjes. Në lojë është një shifër monstruoze, e saktësuar nga “Transfermarkt” në plot 216,5 milionë euro. Më shumë se Reali i Madridit dhe Çelsi, të ndalur në 169,5 dhe 166,9 milionë.

Perisic

YJET NËN VËZHGIM – Nga 24 të huazuarit, megjithatë, vetëm një pjesë ndodhen nën vëzhgim: Mauro Ikardi, Ivan Perisic, Raxha Naingolan, Zhoao Mario, Gabigol dhe Dalbert. Më lehtë çështja e lidhur me Jan Karamoh, i cili ndodhet po në huazim, por me detyrim blerjeje të fiksuar në 13 milionë euro plus 50% te kuota e shitjes së ardhshme.

Vetëm Ikardi, Perisiç, Naingolan, Zhoao Mario, Gabigol dhe Dalbert mbajnë “të bllokuar” plot 165 milionë potencialë, mes shlyerjeve në shifra të fiksuara dhe shifra merkatoje për momentin vetëm hipotetike (“Transfermarkt” ka vlerësuar Naingolanin me 20 milionë, ndërsa Dalbertin 10).

TALENTET – Interi pret lajme, duke e ditur mirë se mbi të gjitha 70 milionët e Mauritos, 20 të Perisiçit, 18 të Zhoao Marios (shifra minimale) dhe Gabigol do të zgjonin ambiciet e merkatos së administratorit të deleguar Xhuzepe Marota dhe drejtuesit sportiv Piero Auzilio.

Shifrat

Pa llogaritur talentet e shumta që qarkullojnë mes Italisë dhe Europës, si Fakundo Kolidio (te Sint-Truiden), Gabriel Brazao (te Albasete), Samuele Longo (te Deportivo La Korunja), Ksian Emers (te Vasland-Beveren), Marko Pompeti (te Sampdoria) dhe Aksel Bakajoko (te St. Galen). Do të nevojitej një sezon super nga secili prej tyre. Dhe Interi bën tifozëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"