Një rikthim i rëndësishëm për Mehmetin, Dinamo “shfryn” kundër të rinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 11:00

Një rikthim i rëndësishëm për Mehmetin, Dinamo “shfryn” kundër të rinjve

Pavarësisht humbjes në derbin me Tiranën, gara për 4-shen e parë është e hapur dhe te Dinamo janë mundur ta shfrytëzojnë këtë periudhë për të sistemuar disa gjëra që nuk kanë shkuar si duhet së fundi.dinamo

Është ndeshja e prapambetur me Teutën, që mund të jetë edhe si një bonus i mirë për t’i futur blutë më fort në “betejën” për “Final 4”. Por shpresat mbeten dhe rrjedhimisht shtohen, duke fituar çdo ndeshje të radhës, duke nisur nga ajo me Skënderbeun, që luhet të shtunën e ardhshme në Durrës. Për kryeqytetasit është e domosdoshme të fitojnë për të përmirësuar situatën në renditje dhe për të rritur moralin para sfidave që vijnë më pas.

ANDONI – Fatjon Andoni pritet të fillojë sot stërvitjen. Burime pranë gazetës kanë mësuar se mesfushori që mungoi javën e kaluar në stërvitje do të kthehet sot në fushë. Pati dyshime se ai ishte kthyer në një çështje në klubin, por lojtari 32-vjeçar nuk është stërvitur për shkak të një problemi shëndetësor (gripi i syve). Tani mbetet për t’u parë, nëse do të jetë në gjendje për të luajtur që në fillim në ndeshjen e radhës apo jo. Andoni nuk u aktivizua në derbi dhe nuk u stërvit për disa ditë, kështu që i duhet pak kohë për të rifituar gjendjen e duhur fizike. Stafi teknik do të vendosë deri ditën e premte.

TESTI – Dinamo luajti të shtunën një ndeshje testuese me ekipin e 19-vjeçarëve, ku shfryu gjithë dufin e humbjes me Tiranën, duke realizuar 5 gola. Kanë shënuar në këtë ndeshje kontrolli Kaçorri 2 herë, Denison, Zabërgja dhe Tahiri. Formacioni fillestar i skuadrës së trajnerit Mehmeti ishte po ai që zbriti në fushë në derbin e fundit, që do të thotë se për momentin edhe ndaj korçarëve do të luhet në të njëjtën mënyrë. Ndoshta deri të shtunën, kur do të luhet kjo sfidë shumë e rëndësishme, situata mund të ndryshojë. Gudiabi luajti në testin brenda familjes dhe mbetet të shihet deri në fundjavë, nëse do të jetë në gjendjen e duhur për të luajtur nga minuta e parë apo jo. Skuadra tregoi një formë të mirë në atë ndeshje kontrolli, duke dhënë sinjale për një kthesë të mundshme në fundjavë.

SKËNDERBEU – Sfida me Skënderbeun merr detyrimisht një vlerësim maksimal për Dinamon në këtë pikë të sezonit. Korçarët janë një rival direkt dhe në rast fitoreje, blutë do t’u afroheshin me 1 pikë. Në tri ndeshjet e mëparshme të kampionatit kryeqytetasit kanë marrë 6 pikë, kurse korçarët 3 pikë. Blutë vijnë pa mungesa në këtë ndeshje përcaktuese, pasi Gudiabi dhe Bardhi u bashkuan që javën e kaluar me grupin, ndërsa dyshimi i vetëm mbetet ai i Andonit.

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"