Një orë analizë, trajneri Duro mpin lojtarët para Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2018 | 15:43

Një orë analizë, trajneri Duro mpin lojtarët para Partizanit

Kamza ka vijuar normalisht stërvitjet që nga dita e hënë për ndeshjen e radhës kundër Partizanit, veçse gjatë ditës së djeshme, seanca ka filluar një orë me vonesë, e për këtë shkak u bënë leksionet e Duros. Trajneri po e përgatit skuadrën edhe teorikisht, gjithashtu duke shtuar edhe optimizmin për të krijuar një situatë psikologjike pozitive para kësaj sfide.

duro stervitje kamza

ANALIZA – Para se skuadra t’i vihej punës në fushë për të përgatitur përballjen e radhës, trajneri Duro ka vendosur që të bëjë një analizë të plotë për gjithçka ka ndodhur deri më tani dhe çfarë duhet riparuar. Duro, për rreth 55 minuta, u ka mbajtur leksione teorike lojtarëve. Koha e gjatë e tyre, duke qëndruar në këmbë, ka bërë që në disa momente të shfaqej edhe mpirja muskulore e këmbëve te futbollistët, të cilët kërkonin herë pas here që të “shkrydheshin”. Pas analizës dhe leksioneve, ku trajneri ka diskutuar me lojtarët gjithçka rreth situatës që po kalon Kamza, rreth orës 15 e 25 ka nisur seanca stërvitore.

Kamza

MUNGESAT – Ndonëse Kamza nuk do të jetë e plotë për përballjen me të kuqtë, për trajnerin Duro ka një lajm të mirë, teksa është rikthyer mbrojtësi Olsi Teqja, i cili do të jetë në dispozicion. Ndërkohë që Arrabal, edhe pse do të mungojë ditën e shtunë për shkak të pezullimit me kartonë, ka vijuar stërvitjet normalisht me skuadrën. Një tjetër mungesë e rëndësishme do të jetë Argjend Malaj, i cili gjithashtu ka qenë prezent, por ende nuk është në gjendje të stërvitet.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"