“Një ndër objektivat që kemi është…”, Ardian Mema: Presim dy lojtarë, ja çfarë më bind

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2023 | 14:20

“Një ndër objektivat që kemi është…”, Ardian Mema: Presim dy lojtarë, ja çfarë më bind

Ardian Mema është i kënaqur për mënyrën se si kanë shkuar gjërat deri më tani në pankinën e Kastriotit. Trajneri theksoi pas miqësores se garancinë nga skuadra e do vetëm përmes lojës, duke iu referuar edhe një analize që ka bërë për fitoren me Vllazninë në kampionat.

mema

Ardian, sa ju vlejti kjo miqësore në Shkodër?

Kam vetëm dy javë që stërvit ekipin. Kjo ndeshje ishte për të shikuar punën që kemi bërë, pasi ndryshimet nga një trajner te tjetri ndodhin dhe duan kohën e vet. Megjithatë, unë jo më kot zgjodha Vllazninë në këtë miqësore për të shikuar realisht si është gjendja e ekipit.

Kastrioti ka pasur jo pak oshilacione, çfarë prisni tashmë pas rifillimit të kampionatit?

Të gjitha ekipet kanë oshilacione, por për mua e rëndësishme është se kush do t’i kapë më shpejt këto oshilacione dhe për të punuar për këto problematika.

Do të luani pesë ndeshje në 15 ditë, i ka kapacitetet skuadra për ta përballuar këtë ngarkesë?

Për mendimin tim mund të realizohen. Më e vështira do të jetë për rikuperimin e lojtarëve, që mund të kenë dëmtime.

Do të ndërhyni në merkaton e janarit, çfarë prisni?

Mendoj që kemi dy emra që nuk mund t’i them për momentin. Ndërtimi i skuadrës ndodh në verë, por nëse do të do të gjejmë lojtarë që kanë nivel si katër lojtarët më të mirë të ekipit tonë apo më i mirë sesa ata, do ta marrim patjetër. Një bilanc pozitiv i juaji me Vllazninë.

Në dy ndeshje, duke përfshirë edhe këtë miqësore, keni arritur një fitore dhe një barazim. Mesa duket ju sjell fat përballja me Josën dhe shkodranët?

Të them të drejtën, pas analizës që i kam bërë fitores që kemi arritur në Kamzë, Vllaznia ka luajtur shumë më mirë sesa Kastrioti. Pra, mund ta fitonte atë takim Vllaznia, por ne shfrytëzuam një gabim të tyre dhe fituam. Për mua tregues është loja, pavarësisht sesi del rezultati. Loja është garancia që kërkoj për të ardhmen.

Sa rrezikon Kastrioti këtë sezon?

Mendoj se e kemi këtë risk. Një objektiv që kemi është mbijetesa, por gjithçka do ta shikojmë rrugës. Ne do t’i marrim ndeshjet hap pas hapi për të shkuar drejt realizimit të këtij objektivi.

A.URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"