“Një goditje për të gjithë ne”, ylli i Partizanit: Karantina nuk është pushim, duhet të …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2020 | 10:37

“Një goditje për të gjithë ne”, ylli i Partizanit: Karantina nuk është pushim, duhet të …

Mesfushori brazilian i Partizanit, Uilliam Melo Korederio, përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram” përcjell mesazhin e tij në lidhje me izolimin e ndodhur nga epidemia e Koronavirusit.

uilliam kordeiro melo

Braziliani bën apel që të gjithë njerëzit të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë rregullat dhe procedurat e përcaktuara për karantinën. Melo duket optimist për të ardhmen, pasi situatën e shikon kalimtare, por duhet pasur kujdes për ta kaluar sa më mirë.

kordeiro melo

Ja postimi i Melos:

“Futbolli u ndal dhe kjo është një goditje për të gjithë ne. Sidoqoftë, kjo masë është jashtëzakonisht e nevojshme. Parandalimi është arma jonë më e madhe kundër koronavirusit. Ne duhet të jemi përgjegjës dhe të mendojmë për kolektivin.

Sa më shpejt të largohemi, aq më shpejt mblidhemi. Momenti na kërkon të qëndrojmë në shtëpi, me familjarët tanë, të sigurt nga ekspozimi dhe ndotja, duke pritur që kjo fazë të tejkalohet. Mos harroni: Karantina nuk është pushim.

Ne do të respektojmë procedurat e agjencive shëndetësore, sepse kjo betejë është gjithashtu përgjegjësia jonë. Kujdesuni! Dhe sigurohuni, sepse të gjitha këto do të kalojnë, futbolli do të kthehet dhe gjithçka do të jetë mirë. Ne jemi bashkë!”

Melo

ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"