Një “bunker” në mbrojtje, Siti shpenzon plot 270 milionë euro për repartin defensiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2018 | 20:20

Një “bunker” në mbrojtje, Siti shpenzon plot 270 milionë euro për repartin defensiv

Blerja e fundit e Aimerik Laporte, për 65 milionë euro, vetëm sa e ka shtuar rekordin e Guardiolës në krye të Mançester Sitit, për shumat e shpenzuara vetëm për repartin e mbrojtjes. “Qytetarët” nuk kursehen aspak, kur vjen puna tek kërkesat e teknikut spanjoll.

siti

Gjithçka filloi verën e kaluar, kur Siti mori Xhon Stouns për 55 milionë euro në merkaton e vitit 2016-17. Më pas merkato vazhdon me Danilon, Ualker dhe Mendi, në verën e vitit të kaluar, dhe gjithçka mbyllet me Laporte. I gjithë ky operacion në mbrojtje i ka kushtuar presidentit të Mançester Sitit, plot 270 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"