Nikaj tregon sfidën: Ja pse pranova Besëlidhjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2016 | 8:29

Nikaj tregon sfidën: Ja pse pranova Besëlidhjen

Besëlidhja vijon stër vitjen nën drejtimin e trajnerit Samuel Nikaj që nga e hëna, pasi zëvendësoi në këtë post Kreshnik Krepin. Nën drejtimin e teknikut të ri, Besëlidhja ka zhvilluar një miqësore ndaj Besës në Kavajë, ku fitoi 3-0, që për Nikajn ishte ndeshja e parë.Nikaj Nikaj Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri shkodran shprehet mjaft i lumtur që arriti akordin me presidentin Gjok Noka për të marrë timonin e Besëlidhjes. “Ftesën për të marrë drejtimin e Besëlidhjes e prita me kënaqësi, pasi është një skuadër me tradita dhe histori shumë të gjatë.

Gjithashtu, ka edhe një tifozëri mjaft të zjarrtë dhe njëkohësisht nga më të kulturuarat. Sigurisht që do të vijoj punën me këtë grup futbollistësh që janë aktualisht, dhe jam mjaft i kënaqur me performancën e tyre, gjë që e treguan edhe në Kavajë ndaj Besës.

Jam i kënaqur me të gjithë futbollistët e organikës, pasi ishin në lartësinë e kërkuar. Punën me këtë grup ma ka lehtësuar edhe ndërtimi nga ana e paraardhësit tim, ndaj unë vetëm sa do ta vijoj”, shprehet fillimisht Nikaj. Tekniku shkodran vazhdon më tej, duke thënë:

“Besëlidhja ka një objektiv të qartë, që është ngjitja në Superiore dhe për këtë jam mjaft optimist se do ta arrijë. Për sa u përket lojtarëve që kanë ardhur në kuadër të merkatos së janarit, për mua të gjithë vlejnë. Bindjen time për vlefshmërinë e tyre e krijova që në mbyllje të miqësores ndaj Besës.

Tashmë, mbetet vetëm marrëveshja e tyre me presidentin që besoj se do të arrihet dhe do të jenë pjesë e jona për pjesën e dytë të kampionatit. Të shtunën do të luajmë edhe miqësoren e fundit për këtë fazë, ku do të kemi përballë Apoloninë në Fier. Ndërsa, të hënën do të nisim javën stërvitore për ndeshjen e parë të kampionatit për këtë vit. Do të jetë një garë e fortë për vendin e parë, por unë kam shumë besim se do arrijmë ta mbyllim në krye. I kemi të gjitha mundësitë për ta bërë këtë duke parë edhe përbërjen e grupit”, përfundon prononcimin e tij, trajneri i Besëlidhjes, Samuel Nikaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"