“Nica i vuan këto ndeshje, iku në shtëpi”, zv. trajneri Kërnaja: Kemi bërë ndeshje të mira, por sërish nuk po fitojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2024 | 19:44

“Nica i vuan këto ndeshje, iku në shtëpi”, zv. trajneri Kërnaja: Kemi bërë ndeshje të mira, por sërish nuk po fitojmë

Kukësi u mposht vetëm në minutën e fundit përballë Dinamos në Durrës me rezultatin 3-2. Zëvendëstrajneri i verilindorëve, Oltijon Kërnaja u shpreh se skuadra po prodhon lojë, por nuk po arrin që të marrë pikët që i duhen për mbijetesë për “MCN”.

bandicam 2024-01-29 19-32-53-885

Pse Nica u largua nga dhomat e zhveshjes?

Nuk u tha absolutisht asgjë. Të gjithë ishim me kokën ulur. Profesori i vuan këto ndeshjet dhe iku në shtëpi.

11 javë pa fitore në kampionat. Çfarë rrezikon Kukësi?

U bënë shumë javë që nuk fitojmë. Kemi bërë ndeshje shumë të mira, por në fund kanë rëndësi pikët, që për ne nuk po vijnë.

Mos duhet që Kukësi të besonte te lojtarët që besoi deri në dhjetor?

Nuk është që kanë hyrë në formacion, pasi sa kanë ardhur. Hasa vjen nga një dëmtim. Rivas po ashtu ka qenë më shumë seç duhet me pushime me familjen në Peru. Përveç sulmuesit që sapo ka ardhur që po luan rishtazi në formacion dhe Zenuni. Pjesa tjetër ka të bëjë për shkak dëmtimesh.

Keni menduar më shumë për fazën sulmuese?

Tregu nuk është se do të jepte shumë gjëra për në qendër të mbrojtjes. Morëm një lojtar si Zenuni që po përshtatet mirë me ekipin. Ndodhin këto, s’kemi çfarë të bëjmë. Presim ndeshjen tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"