Nga trajneri pa licencë te veteranët, ja analiza për rivalët portugezë të Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2020 | 15:21

Nga trajneri pa licencë te veteranët, ja analiza për rivalët portugezë të Milanit

Milani ka probleme me mungesat, por edhe te Rio Ave kanë disa shqetësime. Trajnerit Mario Silva (ish-lojtar në Porton e Murinjos) i është dashur të mos grumbullojë një lojtar për arsye disiplinore. Bëhet fjalë për Mateus Rojsin, i cili duhet të transferohej te Olimpiakosi, por transferimi dështoi dhe braziliani refuzoi grumbullimin me ekipin në fundjavë për sfidën e kampionatit kundër Vitoria Gimaraeshit.
maxresdefaultphoto_4390
Në konferencë për shtyp, në prag të sfidës me Milanin, ka folur ndihmës trajneri Augusto Gama, pasi trajneri Silva nuk ka ende patentën për të stërvitur në kompeticionet UEFA. Duke analizuara sfidën, ai deklaroi: “Sfida me Milanin është ëndërr dhe synim. Ndeshjet në shtëpi na kanë mësuar me rezultate pozitive, futboll të mirë dhe kualifikime për Ligën e Europës. Po përballemi me një ëndërr dhe do të përballemi me një ekip të shkëlqyeshëm, por ne e dimë për çfarë jemi të aftë. Të jesh përsëri në grupe do të thoshte se kemi munduar Milan dhe kjo do të ishte historike”.
28200320_770x433_acf_cropped
CILËT JANË – Rio Ave Futebol Clube është themeluar në 1939 kur Premeira Liga luante edicionin e saj të 19-të. Në 1981-1982 Rio përfundoi i pesti, ende sot rezultati më i mirë në historinë e tij në klubi së bashku me atë të sezonit të kaluar. Në 1983-1984, Rio luajti në finalen e Taça de Portugal kundër Portos (u mund 4-1); si dhe 1-0 të pësuar nga Benfika në finalen e dytë të Taça de Portugal në vitin 2014). Humbje e ëmbël në fakt sepse ajo finale i mundësoi hyrjen e parë dhe të vetme në historinë në një kompeticion evropian si Liga e Europës.
1024-3
TAKTIKISHT – Aseti taktik në dukje i paekuilibruar, vjen si pasojë e një 4-2-3-1-shi fleksibël ku 33-vjeçari Moreira është terminali ofensiv. Rio dallohet për një rezistencë e habitshme mbrojtëse dhe një portier të shkëlqyeshëm, siç është 37-vjeçari Polin Klezhek. Reparti ofensiv mbetet më interesanti sepse pas një sulmues të “rëndë”, luajnë tre lojtarë të shpejtë dhe teknikë me si Lucas Piazon, i parë tashmë (për keq) te Kievo në Serie A; Karlos Mane, i cili kurrë nuk shpërtheu me të vërtetë pasi premtonte shumë te Sportingu i Lisbonës dhe më në fund, ndoshta, më i pjekuri: ai Diego Lopes (i lindur në 1994) i cili është “truri” i treshes në fjalë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"