Nga Superiorja te Kombëtarja kuqezi, sulmuesi 20-vjeçar: U lumturova nga ftesa, kemi lojtarë me cilësi në ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2021 | 17:15

Nga Superiorja te Kombëtarja kuqezi, sulmuesi 20-vjeçar: U lumturova nga ftesa, kemi lojtarë me cilësi në ekip

Pas formës së mirë që po kalon me Apoloninë këtë sezon, sulmuesi i fierakëve, Jeton Krasniqi është shfaqur shumë i lumtur për grumbullimin me Kombëtaren Shpresa. Sulmuesi ka dalë ditën e sotme para mediave, teksa është shprehur se te kuqezinjtë ka gjetur një grup cilësor, teksa shton më tej se lojtarët e tjerë të grumbulluar nga trajneri Alban Bushi janë mjaft të talentuar.

jeton krasniqi

Ftesa nga Kombëtarja? – Ftesën e prita shumë mirë. Vështirësi ka kudo, jemi munduar të japim më të mirën. E prita shumë mirë ftesën, djemtë më pritën shumë mirë. Jam i kënaqur që jam pjesë e ekipit kombëtar. Të japim maksimumin tonë.

Futbollistët e kampionatit shqiptar – Kam goxha shokë dhe i njoh edhe nga Superliga që jemi përballë. Na kanë pritur shumë mirë edhe ata që nuk na njohin dhe jemi përshtatur shumë shpejt.  Ata kanë marrë një shtysë që luajnë jashtë por edhe djemtë që luajnë me ekipet shqiptare nuk janë të patalentuar. Ata e kanë treguar veten edhe në ekipet e tyre që dinë të luajnë, kanë marrë minuta, japin gjithçka që kanë, më të mirën e tyre dhe përderisa janë këtu, tregon që kanë arritur diçka të mirë. Ka lojtarë të mirë, siç e thashë edhe më parë. Ata mund të ecin edhe më shumë, por duhet punë dhe përqëndrim në ekipet e tyre. Të japin maksimumet me klubet te tyre. Kombëtarja është diçka tjetër, është krenari për ata dhe shtysë e madhe për të treguar veten e tyre.

Niveli i ekipit – Janë lojtarë të fortë dhe të mirë, kanë cilësi të mira. Edhe lojtarët që luajnë jashtë janë shumë të mirë. Ky grup ka cilësi shumë të mira.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"