Nga Menish te Mensah/ Faza e fundit, provë për lojtarët në hije

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2023 | 20:00

Nga Menish te Mensah/ Faza e fundit, provë për lojtarët në hije

Pavarësisht se ndodhen në vendin e parë dhe duket se gjithçka po shkon si duhet, te Partizani janë disa lojtarë që duhet të tregojnë me patjetër veten.

partizani

Nëse duan të zënë një vend të rëndësishëm me fanellën e kuqe edhe në sezonin e ardhshëm, duhet të japin shenja të mira në këto ndeshje të mbetura. Ndoshta i pari në këtë listë, që duhet të tregojë veten e tij, është Alfred Mensah.

Një gol në shtatë muaj me “demat” është shumë pak. Jozef Menish gjithashtu duhet të tregojë më shumë siguri në qendër të mbrojtjes. Herë pas here sllovaku ka shfaqur pasiguri dhe ka bërë gabime, që u kanë kushtuar pikë “demave”. Këto 10 ndeshje janë një provë edhe për Prekën, që ka vuajtur shumë dëmtimet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"