Nga më të mirët ndaj Apolonisë, flet mesfushori i Partizanit: Kemi objektiva madhorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2020 | 19:17

Nga më të mirët ndaj Apolonisë, flet mesfushori i Partizanit: Kemi objektiva madhorë

Mesfushori i Partizanit, Kristi Kote, bëri një ndeshje shumë të mirë përballë Apolonisë. Mëngjarashi 22-vjeçar preku një numër të madh topash dhe kishte një përqindje tepër pozitive pasimesh të sakta.

kristi kote

Pas fitores 1-0 kundër ekipit fierak, Kote tha për Panorama Sport: “Për mua, ishte një kënaqësi shumë e madhe, ishte një përgjegjësi të luaja që nga fillimi, pasi siç e dimë janë ndeshje me eliminim direkt. E rëndësishme është që starti nga fillimi u shpërblye me një fitore në fund. Siç e dimë, Partizani është një ekip që gjithmonë objektivat e tij janë madhorë, kështu që ne do të mundohemi të japim maksimumin si në kampionat, ashtu dhe në Kupë dhe të rritemi dita-ditës që të kemi edhe performanca më të mira.

Nuk e di nëse do të vazhdoj të jem pjesë e formacionit, pasi kjo është detyra e profesorit. Detyra ime është që të bëj maksimumin sa herë që do të më jepet mundësia. Synimi është që të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen e radhës. Kuptohet, primare janë objektivat e ekipit, më pas vijnë objektivat personale. Në qoftë se ekipi ecën mirë, atëherë çdo individ ka për të ecur mirë. Është shpejt të flasim për objektiva specifikë, por e rëndësishme është që të japim maksimumin ndeshje pas ndeshjeje dhe më pas të shohim si do të ecim gjatë rrugës”, u shpreh Kote.

REDI DANDALLAKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"