Nga klubi tek merkato/ Ilir Daja flet për aventurën e re tek Ballkani: Kam gjetur një grup të përkushtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2022 | 16:46

Nga klubi tek merkato/ Ilir Daja flet për aventurën e re tek Ballkani: Kam gjetur një grup të përkushtuar

Ilir Daja tashmë ka nisur një aventurë të re. 55 vjeçari ka marrë drejtimin e skuadrës së Ballkanit në Superligën e Kosovës. Për mikrofonat e “RTV Dukagjini”, Daja dha prononcimin e parë lidhur me këtë aventurë të re.

ilir daja

“Kam gjetur një grup të përkushtuar dhe të disiplinuar në aspektin e punës. Çdo trajner ka filozofinë e tij dhe do na duhet kohë që të përcjellim lojtarët atë filozofi që duhet të ndërtojmë në këtë pjesë të dytë të kampionatit.”

Sa e njeh kampionatin e Kosovës?

“Si natyrë pune e kam që të fokusohem tek ekip që drejtoj dhe pak shpërndahem.  Njohja ka qenë e pakët, ashtu siç do të jetë për Superligën shqiptare tani që jam trajneri i Ballkanit.”

Objektivat e klubit

“Besoj qe të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që objektivat janë madhorë, por më mirë është ndeshja e radhës. Nëse bëjmë mirë në ndeshjet e radhës në përfundim të kampionatit besoj se gjërat do të jenë në anën pozitive për klubin tonë.”

Merkato

“Shpresojmë që të përforcohemi dhe pavarësisht e dimë që është e vështirë në mëkaton e janarit. Do mundohemi të përforcohemi në pozicionet ku kemi nevojë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"