Nga Gvardiol te Pavar, Mançester Siti gati revolucionin në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2023 | 15:10

Nga Gvardiol te Pavar, Mançester Siti gati revolucionin në mbrojtje

Mançester Siti mbetet i vendosur për të kërkuar objektivin kryesor të mbrojtjes në merkaton e verës, Josko Gvardiolin, nga Red Bull Lajpcigu, por gjithashtu po mban një sy edhe nga qendërmbrojtësi shumë i vlerësuar i Lionit, Abdulaje Ndiaje.

GettyImages-1446222425-scaled-e1669993476206

21- vjeçari ka impresionuar, ndërsa luajti në huazim me Bastian, duke tërhequr vëmendjen nga një numër klubesh që janë të vetëdijshme për problemet financiare të Lionit. Kampionët e Pep Guardiolës po planifikojnë të ardhmen e repartit të prapavijës dhe mendojnë se Ndiaje është një talent shumë premtues. Megjithatë, trajneri katalanas ka çështje të tjera të ekipit të parë për t’i zgjidhur së pari, me Kajl Uokerin dhe Rijad Mahrezin që po mbajnë bisedime gjatë 24 orëve të ardhshme në lidhje me lëvizjet e tyre përkatëse te Bajerni i Mynihut dhe Al-Ahli.

Kampionët e Europës kanë një interes edhe për mbrojtësin francez të Bajernit të Mynihut, Benzhamë Pavar, i cili mund të hyjë në lojë në varësi të bisedimeve për mbrojtësin e djathtë të “qytetarëve”, Kajl Uoker. Al-Ahli kuptohet se momentalisht ofron rreth 18 milionë paund për algjerianin.

Nga “Etihad” pritet të ketë edhe largime pas atij me parametër zero të kapitenit Ilkai Gyndoan. Portieri i kombëtares U-21 të Anglisë, Xhejms Traford do të kompletojë transferimin e tij prej 19 milionë paundësh te Bërnlej të mërkurën. Gjithashtu ka interes të fortë nga Brajtoni, Bërnleji dhe Lestëri për talentin tjetër të Guardiolës, Kol Palmer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"