Nga Guinea në majën e Europës, ja historia e sulmuesit Eder

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2016 | 18:39

Nga Guinea në majën e Europës, ja historia e sulmuesit Eder

Europianin e vendosi Eder, jo ai që do të donin italianët. Emri i plotë i tij është Ederzito Antonio Masedo Lopez. Përveç ngjashmërisë së emrit me Ederin e Italisë, kanë të përbashkët edhe faktin që janë të dy të “huaj” në kombëtaret e tyre.

545913340-eder-of-portugal-celebrates-scoring-the-opening-goal.jpg.CROP.cq5dam_web_1280_1280_jpegHeroi i finales së Europianit ka lindur në Guine por dëshironte të luante vetëm me Portugalinë. Në 29 mars, publiku i tij e fërshëlleu për ndeshjen e shëmtuar që bëri ndaj Belgjikës.

Askush nuk e donte, madje as trajneri Santos. Interesant është fakti se Eder në këtë Europian kishte luajtur vetëm 13 minuta, 6 me Islandën dhe 7 me Austrinë. Nëse Zhinjak do të kishte shënuar gol në minutën e 92-të, sulmuesi portugez nuk do të ishte bërë i famshëm, por do të vazhdonte të ishte një anonim për sportdashësit.

“Theu” Konten- Kush është tifoz i zjarrtë i Italisë dhe nuk shikon vetëm ndeshjet në Europian apo Botëror mund ta ketë hasur edhe më parë heroin e Europianit.

Eder

Eder

Në një ndeshje miqësore mes Italisë dhe Portugalisë, ai shënoi dhe i shkaktoi humbjen e parë ish-teknikut të “axurrëve”. Për Italinë nuk vlente ajo ndeshje, por për lojtarin po. Ishte goli i tij i parë me fanellën e kombëtares. Pastaj, shënoi edhe dy gola të tjerë përpara Europianit.

Të gjithë do të harrohen, sepse goli më i rëndësishëm i karrierës së tij u shënua në Francë. Trajneri Santos bëri lëvizje të guximshme duke nxjerrë nga fusha e lojës talentin e ardhshëm të Bajernit, për t’ia besuar peshën e sulmit një futbollisti që nuk e njihte askush.

Vuri në dispozicion të skuadrës forcën e tij dhe centimetrat. Ia doli t’i mposhte të gjithë, madje edhe kritikët më të mëdhenj ndaj tij. Historia- Eder është 28 vjeç dhe u transferua në Portugali bashkë me familjen e tij kur ishte vetëm 2 vjeç.

Debuton për herë të parë në futbollin elitar portugez kur ishte 20 vjeç dhe skuadra e parë ishte Akademika. Momentin më të artë të karrierës e jeton me fanellën e Bragës në vitet 2012-2015, por më shumë se 15 gola në një sezon të vetëm nuk i ka shënuar kurrë.

Verën e kaluar transferohet në Premier Ligë për të luajtur me Suonsin, por aty harroi se çfarë ishte goli. Në janar u transferua te Lila dhe gjeti rrugën e rrjetës.

6 gola mjaftuan për të marrë një ftesë nga trajneri Santos për në Europian, pa e ditur që aty do të shënonte golin e karrierës. Festoi duke vënë në dorë një dorashkë të bardhë, si një shuplakë për të gjithë ata që nuk besuan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"