Nga Gojkoviç te Çani, lojtarët e Partizanit shënojnë të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 11:04

Nga Gojkoviç te Çani, lojtarët e Partizanit shënojnë të gjithë

Shënimi i golit ka qenë problem për Partizanin në pjesën e parë të sezonit, pasi të kuqtë shënonin pak dhe pësonin thuajse rregullisht. Por, pas merkatos së dimrit, në ndeshjet e luajtura në 2018-ën shikohet një ndryshim i dukshëm, pasi në 11 ndeshje në kampionat dhe dy në Kupë, të kuqtë kanë shënuar 17 gola.

Partizani

Ajo që bie në sy është shpërndarja e golave, pasi realizojnë të gjithë repartet. Belica e Gojkoviç janë mbrojtësit golashënues, por boshnjaku me autogolin në Korçë ndëshkoi Partizanin në ndeshjen më të mirë. Risia në këtë pjesë ka qenë zhbllokimi i Edgar Çanit që e gjeti golin në kampionat pas 6 muajsh. Jasir Asani ka shënuar më shumë në 2018-ën, dy në kampionat e një në Kupë.

Golat

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"