Nga Butrinti, Naftëtari dhe Veleçiku, lajme shkurt nga Kategoria e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2024 | 17:56

Nga Butrinti, Naftëtari dhe Veleçiku, lajme shkurt nga Kategoria e Dytë

Butrinti është në kërkim të fitores së radhës për të blinduar zonën “play-off”, që i jep mundësinë për të tentuar ngjitjen në Kategorinë e Parë. Edhe pse me luhatje të shumta nga java në javë, Butrinti u formua i gjitha nga e para. Lojtarët e vetëm që mbijetuan ishin, Basha, Lala, Selimaj, Shehu dhe Malaj, ndërsa pjesa tjetër janë huazuar ose janë larguar nga ekipi.

kategoria-e-dyte

Këtë sezon, ekipi i Butrintit e nisi me dyshen Novi-Musta, që u larguan pas incidentit në miqësoren me Memaliaj dhe aktualisht ekipin e drejton Adriatik Faslliu. Ky duket se do të jetë trajneri që do drejtojë ekipin deri në përfundim të këtij sezoni. Me luhatjet e treguara nga Labëria dhe Oriku, ekipi i Butrintit ka shansin “e artë” për të luftuar deri në fund që të blindoj një vend në 5-shen e parë dhe për vijuar më tej.
Naftëtari

Naftëtari mbetet në vendet e fundit të renditjes. Humbja e thellë me Besëlidhjen nuk është përjetuar mirë te kuçovarët. “Ishte një humbje e rëndë dhe e pamerituar. Kishim përballë një ekip të fortë, por humbja nuk duhet të ishte me përmasa të thella. Meritonim më shumë, pasi nuk shfrytëzuam rastet që krijuam. Humbja na i vështirëson pozitat, por shpresojmë në një ecuri pozitive në vijim”, tha sulmuesi Kedjon Koço.

Veleçiku

Është anuluar për herë të dytë takimi mes Veleçikut dhe Albanëve. Para 10 ditësh, takimi nuk u zhvilluar për shkak të motit me reshje të dendura në Koplik. Takimi u parashikua të luhen më 6 mars, por edhe dje nuk u luajt. Arsyeja është se Albanët kishin kërkuar që ndeshja të shtyhet, për shkak se ata kishin luajtur të dielën ndaj Tërbunit. Pritet që ky takim të luhet javën e ardhshme, kjo sipas akordit mes dy klubeve.

F.LAMAJ/ A.ÇEPANI / B.RAMEKAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"