Nga Bufon te Nesta dhe Del Piero, legjendat italiane urojnë “Axurrët” për fitoren e Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2021 | 0:03

Nga Bufon te Nesta dhe Del Piero, legjendat italiane urojnë “Axurrët” për fitoren e Europianit

Vazhdon festa e Italisë për fitoren e Europia nit. Karuselë në gjithë vendin dhe gëzim i madh për “Axurrët”, Mançinin dhe stafin e tij.

Kanavaro

Xhorxho Kielini, protagonist i madh i suksesit të kombëtares italiane dhe kapiten i skuadrës, publikoi një foto në rrjetet sociale me kupën, përkrah Bonuçit. Foto që ka bërë menjëherë xhiron e internetit duke u bërë vidale dhe ka marrë shumë komente dhe shpërndarje. Në diçiturë Kielini i ka bërë thirrje një ishmbrojtësi të Italisë, Fabio Kanavaros, duke shkruar: “Duke ndjekur traditën e mjeshtrit tonë Fabio Kanavaro”.

Gati përgjigjja e ish-lojtarit, kapiten i Italisë kampione bote në vitin 2006: “Kapiten, falë jush sot është më bukur të jesh italian… Me kujdes, mbuloje vajzën”. Koncept i përsëritur në orët pasardhëse edhe nga vetë Bonuçi në “Instagram”-in e tij. Fillimisht mbrojtësi publikoi një foto në mëngjes me trofeun, imazh i shoqëruar nga një frazë që kujton këngëtaren Madona në setin e “Papa Don’t Preach”, në vitin 1986: “Kupë, ëmbëlsirë dhe kapuçino. Italianët e bëjnë më mirë”.

E njëjta meny edhe në drekë, me Kielinin përkrah shokut të repartit dhe kupën e fituar në “Wembley” në qendër të skenës dhe të tavolinës. Ndërkohë, në rrjetet sociale kanë qenë të shumta urimet e ish-futbollistëve italianë protagonistë të Botërorit 2006 po ashtu të fituar.

TOTI – Një fitore e madhe e lojtarëve të Mançinit, të cilët në finale mposhtën Anglinë vendëse pas penalltive. Dhe në rrjetet sociale festa ka qenë e madhe.

Edhe Françesko Toti, protagonist në Botërorin 2006, u ka kushtuar një postim nga faqja e tij “Instagram” italianëve. Ish-kapiteni i Romës publikoi një foto të kombëtares së Mançinit duke festuar në fushë menjëherë pas marrjes së kupës dhe ka shkruar: “Në çatinë e Europës. Bravo @axurrë”. Mesazhi i Totit ka marrë brenda pak minutash shumë pëlqime dhe komente”.

MALDINI – Edhe Paolo Maldini, një tjetër ikonë e kombëtares, ka dashur të komplimentohet me “Axurrët” që të dielën në mbrëmje ngritën për herë të dytë Kupën e Europës. “Fantastikë, më të fortë se gjithçka”, është shkruar dhe publikuar në versionin origjinal në sajtin “Milanlive.it”.

BUFON – Italia ngjitet në çatinë e Europës, fiton “Euro 2020” dhe celebrimin e suksesit e ka festuar edhe Xhanluixhi Bufon, i cili 15 vite më parë ngriti Kupën e Botës në “Gjermani 2006”. “Qielli është i kaltër mbi ‘Wembley’! Çfarë grupi i jashtëzakonshëm!, – ka qenë mesazhi i portierit, prej pak kohësh i transferuar nga Juventusit e Parma. – Fitorja është e stërmerituar. Italia ka bërë hapin e fundit: nuk kishim qenë asnjëherë në disavantazh. Ndodhi në finale”. I pyetur në studiot e “Sky Sport”, Alesandro del Piero ka dhënë këndvështrimin e tij lidhur me suksesin:

“Goli fillestar i bëri disi të qëndrojnë ulur, edhe Sauthgejt na ndihmoi duke aktivizuar pesë mbrojtës. Por Italia qëndroi e qetë, arriti të barazonte dhe kaloi edhe shtesën, ku nuk u treguam shumë brilantë. Donaruma u shpall lojtari më i mirë i turneut, sepse kur fiton gjysmëfinalen dhe finalen me penallti disa merita i ka edhe portieri. Kjo kombëtare është rritur krahasuar me dy vite më parë, me lojtarë që nuk kishin shumë eksperiencë ndërkombëtare. U treguan skuadër në çdo aspekt, ishte fantastike t’i shikoje të fitonin”.

PIRLO – “Kampionë Europe… komplimente djem, më në fund u rikthye në Itali”. Ka qenë ky mesazhi i publikuar në “Twitter” nga Andrea Pirlo, ish-mesfushor i kombëtares, pak minuta pas triumfit në “Wembley” nga Italia e Mançinit.

NESTA – Ditën pas fitores së “Euro 2020” nga Italia, edhe një tjetër ish-pjesë thelbësore e kombëtares “axurre”, Alesandro Nesta, ka publikuar një postim në “Instagram” ku ka komplimentuar përfaqësuesen e drejtuar nga Mançini:

“Komplimente këtyre djemve, të drejtuar nga një trajner dhe staf madhështor. Keni realizuar një arritje të madhe të merituar. Ishte fantastike të përjetohej në tempullin e ‘Wembley’-t”, – ishin fjalët e tij në një foto me kombëtaren në festë.

Përgatiti: LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"