Nga arma e fortë e Kombëtares Shpresa te objektivi personal, Ismailgeci: Dua të ndjek shembullin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2021 | 21:22

Nga arma e fortë e Kombëtares Shpresa te objektivi personal, Ismailgeci: Dua të ndjek shembullin e…

Marsel Ismailgeci, është duke kaluar një moment mjaft të mirë në karrierën e tij, teksa është shndërruar një futbollist stabël në Kombëtaren Shpresa të Alban Bushit. Mbrojtësi i talentuar vjen me moralin e lartë, pas golit të shënuar në fundjavë ndaj Laçit në kampionat, teksa shpreson të japë maksimumin me fanellën kuqezi. Ismailgeci foli ditën e sotme në konferencën për shtyp para gazetarëve, duke u shprehur:

Ismailgeci

“Është gjithmonë kënaqësi të marrësh ftesë nga ekipi Kombëtar dhe të japësh maksimumin”.

A mendon se vjen nga paraqitja individuale apo ekipore që keni bërë me Tiranën kjo ftesë?

Besoj që ftesa vjen nga paraqitjet e mira të ekipit dhe nga paraqitjet individuale.

Shumë lojtarë vijnë nga Kategoria Superiore, a ka një vlerësim edhe për faktin se jeni shumë të rinj dhe jeni pjesë e rëndësishme e skuadrës ku luani?

Shumë lojtarë nga Kategoria Superiore janë shitur në kampionatet jashtë dhe kjo është një shenjë e mirë që kampionati jonë ka zhvillim.

Duke njohur edhe grupin kush është arma më e fortë që ka Kombëtarja U-21?

Jemi të gjithë kompaktë dhe jemi të bashkuar në çdo moment.

Keni biseduar me trajnerin se deri ku mund të shkoni, cili është objektivi?

Do japim maksimumin në çdo ndeshje, do të futemi në çdo ndeshje për 3 pikë.

Po objektivi personal cili është?

Të bëj sa më shumë paraqitje të mira dhe pse jo, të shitem jashtë.

A mund të jetë Muçi shembull?

Po!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"