Nga Alonso te Sebastian Fetel, ja kandidaturat për zëvendësuesin e Hamilton te Mercedesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2024 | 21:04

Nga Alonso te Sebastian Fetel, ja kandidaturat për zëvendësuesin e Hamilton te Mercedesi

Mercedesi nuk kërkon të humbasë kohë, ndërsa tashmë ka nisur epoka post-Hamilton në Formula 1. I riu Xhorxh Rasëll, i rritur në akademinë e Mercedesit, i cili do të duhet të mbajë mbi supe ekipin nga viti 2025. Por kush mund ta zëvendësojë Luisin për t’u bashkuar me të?

HAMILTON

Nuk mungojnë alternativat, duke qenë se në fund të vitit skadojnë kontratat e disa pilotëve, duke nisur nga Esteban Okon, Aleksandër Albon, Pierr Gasli, Daniel Rikardo, deri të vetë Karlos Sainz, i shkarkuar nga Ferrari me pak takt, gjithashtu kësaj liste i shtohet edhe Fernando Alonso. Por ekziston dhe një tjetër skenar të bujshëm, sipas të cilit Sebastian Fetel mund të rikthehet në garat e Formulës 1 në vitin 2025.

Katër herë kampioni i botës, i cili u tërhoq në fund të vitit 2022 pas dy viteve zhgënjyese me Aston Martin, mendohet se ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në pistë. Ai ka pasur tashmë me Audin, ekip i cili do të bëjë debutimin zyrtar në vitin 2026, pasi të bëhet aksionar i Sauber.

Por gjermani tani mund t’i drejtohet edhe Mercedesit, duke qenë se vendi i Hamiltonit do të jetë i lirë nga viti 2025. Lidhja midis Fetel dhe ekipit të argjendtë u përfol gjithashtu në vitin 2020, kur Ferrari nuk i rinovoi kontratën teksa dhe asokohe, Toto Volf, kishte lënë gjithçka të hapur, duke mos e përjashtuar kurrë kandidaturën e pilotit gjerman për Mercedesin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"