Nevoja për një qendërsulmues, Partizani “piketon” bomberin brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 12:06

Nevoja për një qendërsulmues, Partizani “piketon” bomberin brazilian

Afrimi i një qendërsulmuesi mbetet një nga prioritet e drejtuesve të Partizanit. Ky mision nuk u arrit në merkaton e verës dhe puna për ta realizuar atë vijon në kampin e kuq. Ndonëse nuk jepen piketa, gjatë ditëve të fundit është amplifikuar emri i sulmuesit brazilian të Vllaznisë. Silvio Xhunior po e “merr për dore” skuadrën shkodrane, pasi me golat e tij po bëhet çdo javë protagonist.

xhunior

Ndonëse te “demat” nuk e pranojnë, nga Shkodra bëhet fakt i kryer se të kuqtë janë të interesuar për sulmuesin e Vllaznisë, i cili mbetet nën monitorim. Nëse drejtuesve të kuq u mbushet mendja, pritet që me hapjen e merkatos së dimrit të bëhet oferta konkrete nga Partizani për Silvio Xhunior.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"