Nesër pritej rikthimi në stërvitje, Arsenali merr vendimin e papritur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2020 | 13:55

Nesër pritej rikthimi në stërvitje, Arsenali merr vendimin e papritur

Arsenali ka anuluar planet për të rinisur stërvitjen ditën e martë, duke i njoftuar lojtarët që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Skuadra e parë të “Topçinjve” duhej të kthehej në stërvitje këtë javë sepse përfundoi periudha 14 ditore e vetizolimit, pasi trajneri Mikel Arteta rezultoi pozitiv me Covid-19.

Arteta

Por duke qenë se Britania po shkon drejt izolimit total, Arsenali tha përmes një komunikate për shtyp se do të ishte e papërshtatshme dhe e papërgjegjshme t’u kërkoje futbollistëve në këto momente që të rinisnin stërvitjen. Në komunikatën e klubit londinez thuhet gjithashtu se gjendja e trajnerit Mikel Arteta është shumë më e mirë dhe ai është rikthyer për të planifikuar fundin e sezonit dhe ka biseduar edhe me futbollistët.

Diagnostifikimi i teknikut spanjoll me Koronavirus solli shtyrjen e sezonit fillimisht deri më 4 prill, por që më pas u shty sërish përsëri deri më 30 prill minimalisht. Premier Liga do të rinisë bisedimet për impaktin e kësaj pandemie në takimin e radhës së klubeve më 3 prill. Një qershori është parë si një datë e mundshme për rinisjen e sezonit dhe mbylljen e tij brenda 6 javëve, për t’i dhënë mundësi lojtarëve që të bëjnë dy javë pushime dhe ta rinisin edicionin e ardhshëm futbollistik sipas parashikimeve, më 8 gusht.

PËRGATITI: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"