Në vendin e dytë me pikë të barabarta me ekipin kampion, Mezani vendos të ardhmen e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2020 | 20:48

Në vendin e dytë me pikë të barabarta me ekipin kampion, Mezani vendos të ardhmen e tij

Trajneri i Gjilanit Gentian Mezani deklaroi pas ndeshjes së fundit të këtij sezoni se do të vazhdojë të jetë trajneri i “Skifterave”.
Gentjan-Mezani-1
Përr “Supersport”, tekniku vlonjat paralajmëroi se klubi do të kryejë përforcime për sezonin e ri.
Gjilani do të luajë për herë të parë në kompeticionet e futbollit europian, ndërsa edhe pse barazoi me pikë Dritën kampione nuk mundi ta fitonte titullin për shkak të bilancit më të mirë të “Intelektualëve”.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por luajtëm shumë mirë. Realisht, sot u pa se kush është skuadra më e mirë në kampionat siç e kam thënë edhe javën e kaluar. Ditët në vijim, presidenti Zuka do të flasë për të gjitha zhvillimet e fundit që kanë ndodhur. Do të qëndroj te Gjilani si dhe do të këtë përforcime por gjithçka do të konfirmohet në ditët në vijim”, deklaroi Mezani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"