“Në Superiore po rriten shumë talente”, flet Dragoshi: Jemi një shembull i mirë për të gjithë sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2021 | 20:17

“Në Superiore po rriten shumë talente”, flet Dragoshi: Jemi një shembull i mirë për të gjithë sepse…

Gjatë një grumbullimi me Kombëtaren U-21, lojtari i Kukësit Redon Dragoshi është shprehur për mediat se ekipi Kombëtar ka kualitet dhe se niveli i talenteve në Superligë është rritur shumë:

dragoshi

Grumbullimi – “Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares, është një ndjesi e veçantë të jesh pjesë e Kombëtares. Ekipi ka shumë kualitet, ka shumë lojtarë që po rriten në Shqipëri, dhe shpresoj që të merret maksimumi tek të gjithë.”

Superliga – “Jemi një shembull i mirë për të gjithë, sepse i kemi ngjitur shkallët një e nga një, por kjo do të thotë që edhe Superliga ka shumë talente në përbërje dhe ka shumë nivel si kampionat dhe çdo i ri mund të provojë Superligën si një nivel i tyre për të arritur Kombëtaren.

Kundërshtarët – “Mendoj që përveç Anglisë, ekipe të tjera janë pothuajse të njëjtin nivel me diferenca të vogla, mendoj se do tëë bëjmë mirë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"