Në Suedi e masakruan, Ibra është gati t’i nxjerrë inatin Fiorentinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 20:17

Në Suedi e masakruan, Ibra është gati t’i nxjerrë inatin Fiorentinës

Te Suedia u kthye me bujë, por nuk kaloi ditë të mira. Zlatan Ibrahimoviç tashmë ndodhet përsëri në Itali dhe dje ka përfituar nga dita pushim e Milanit për të shkuar në Torino për një turne tenisi ku ka takuar edhe mikun milanist Novak Xhokoviç.

ibrahimovic

Tenisti numër 1 në botë ka bërë edhe fotografi me sulmuesin e “Djallit”, i cili i pyetur mbi shanset e Milanit për të fituar kampionatin e sivjetshëm është përgjigjur me gishtin e madh lart në shenjë miratimi. Në këtë takim kampionësh ka asistuar edhe Injacio Abate, por Nole ka zgjedhur Ibrën për një foto kujtim. “Gjithmonë kam kënaqësi të të shoh! Faleminderit për vizitën në Torino”, shkruante tenisti serb në postimin e tij në “Instagram”.

GOL E TELASHE – Ibra mendon për të tashmen, e cila i vendos përballë Fiorentinën në sfidën e së shtunës në kampionat. Kujtimet e suedezit përballët vjollcëve janë të gjitha pozitive, pasi në 16 përballje (ekipi i tretë i sfiduar më shpesh), ai ka dale fitimtar në 9 prej tyre duke barazuar gjashtë dhe humbur 1 (dhjetë vite me parë). Në Firence e presin vërshëllimat, por siç thotë 40-vjeçari, ato e karikojnë. Për më tepër, ndaj vjollcëve ka shënuar plot 9 herë duke e shndërruar në ekipin e katërt në Itali më të shënjestruar. Vendimtar edhe në suksesin e vitit të kaluar, sulmuesi nuk kërkon të humbasë vesin e golit, pavarësisht se Fiore është një nga tri ekipet kundër të cilave ka provuar edhe shijen e kartonit të kuq në Serinë A.

MOTIVIME- Në Suedi mosha e tij ka nisur të shihet si problem, por Ibra ka një mendim tjetër. Në fakt, ndryshe e mendojnë edhe disa shkencëtare amerikanë, të cilët kanë studiuar perceptimin pamor dhe aftësinë e rigjenerimit të Zlatanit. Mjekët që e operuan e cilësuan si fenomenal riaftësimin pas operacionit në gju, ndërsa Milani nuk shqetësohet, pasi e di çfarë kampioni ka në gjirin e ekipit, pa harruar që kuqezinjtë e tjerë kanë mësuar të ecin edhe pa ndihmën e numrit 11. Pioli po mendon t’i dhurojë disa minuta ndaj Fiorentinës për ta ruajtur për transfertën kundër Atletikos ku do të duhen gola e sidomos fitorja për të mbajtur gjallë ëndrrën Champions. Gara për rekorde nuk ka mbaruar dhe Ibra nuk është nga ata që dorëzohet. Motivimet nuk i mungojnë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"