Në një grup me Norvegjinë e Haland, Luis Enrike: Uroj të mos e grumbullojnë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2022 | 15:19

Në një grup me Norvegjinë e Haland, Luis Enrike: Uroj të mos e grumbullojnë…

Sot në mesditë është hedhur shorti për eliminatoret e Kampionatit Europian 2024 që do të zhvillohet në Gjermani. Kombëtarja spanjolle do të përballet në Grupin A me Skocinë, Norvegjinë, Gjeorgjinë dhe Qipron.

luis enrike

Pas këtij shorteu, trajneri i Spanjës, Luis Enrike ka dhënë një deklaratë nga Frankfurti. Ai pranoi se kishte qenë një short i kënaqshëm pasi nuk do të luajnë kundër Anglisë dhe Francës.

Ndër të tjera, Enrike deklaroi se futbolli është një befasi dhe se rezultatet janë të paparashikueshme.

“Gjeorgjia na kushtoi shumë në dy ndeshjet në fazën e mëparshme kualifikuese. Norvegjia ka yllin e madh botëror Erling Haland, një lojtar që është mirë të shohësh për atë që përfaqëson në botën e futbollit. Ndërkohë Skocia është një nga skuadrat që është përmirësuar shumë”, theksoi Luis Enrike.

“Haland? Ndoshta nuk e grumbullojnë. Nuk luan, është i pezulluar ndaj nesh, uroj që të mos ndodhë për dëmtim. Përtej shakave, do të jetë një kënaqësi të luajmë ndaj Haland apo çdokujt në atë nivel, që është fantastike. Jo vetëm për shkak të paraqitjeve të tij, por edhe të sjelljes. Uroj të mos ndryshojë në të ardhmen pasi do ët ishte një zhgënjim i madh dhe mendoj se ai do të jetë një pikë referimi për të qenë edhe më shumë i lidhur me futbollin. Do të jetë e këndshme të luajmë ndaj Norvegjisë”, deklaroi trajneri i Spanjës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"