Në fushë zbresin 10 skuadra, mundësi e mirë për t’iu afruar kreut. Ja ndeshjet e ditës së sotme në Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2021 | 10:10

Në fushë zbresin 10 skuadra, mundësi e mirë për t’iu afruar kreut. Ja ndeshjet e ditës së sotme në Kategorinë e Dytë

Do të luhen duke filluar nga ora 13:30, 5 ndeshjet e Kategorisë së Dytë, të vlefshme për javën e 15-të.

kategoria_dyte_cover

Në fushë ditën e sotme do të zbresin vetëm skuadrat e grupit A, pasi ato të grupit B do të luajnë ditën e nesërme. Kryesuesit e Shkumbinit janë pushim këtë javë dhe në këtë mënyrë, Sopoti ka mundësinë për t’iu afruar në renditje, teksa presin në shtëpi Adën e Velipojës.

Luzi luan në shtëpi ndaj Shkumbinit, ndërsa Tërbuni përballet me skuadrën e Internacionalit.

Ndeshjet e ditës së sotme:

TËRBUNI-INTERNACIONAL 13:30

SOPOTI-ADA 13:30

KLOSI-GRAMSHI 13:30

LUZI 2008-SHËNKOLLI 13:30

MIRDITA-ILIRIA 13:30

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"