Në “Elbasan Arena” luhet “finalja” e mbijetesës, Kastrioti surprizon tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2023 | 12:36

Në “Elbasan Arena” luhet “finalja” e mbijetesës, Kastrioti surprizon tifozët

Kastrioti do të presë në “Elbasan Arena” skuadrën e Bylisit për ndeshjen e prapambetur nga java e 28. Për shkak të dënimit që FSHF i dha klubit të Kastriotit, ndeshja do të luhet në Elbasan, ndryshe nga sa ka luajtur deri më tani në Kamëz.

KASTRIOTI 1

Largësia e stadiumit bën që edhe tifozët të jenë më të paktë në numër, megjithatë klubi i Kastriotit iu vjen në ndihmë duke e hapur stadiumin për tifozët e tyre. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kastrioti ka kërkuar mbështetjen e tyre dhe hyrja në stadium, do të jetë falas.

“Për tifozët e Kastriotit hyrja në “Elbasan Arena” për ndeshjen e sotme me Bylisin do të jetë falas”, shkruhet në njoftimin e klubit krutan. Ndeshja me Bylisin do të nisë në orën 15:00.

kastrioti

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"