Ndryshime në listën e Shqipërisë U21, pajisen me pasaporta shqiptare dy lojtarët kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2023 | 10:57

Ndryshime në listën e Shqipërisë U21, pajisen me pasaporta shqiptare dy lojtarët kuqezi

Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Stamboll të Turqisë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit shtator të programuara ndaj Armenisë dhe Rumanisë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025.

kombetarja

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se lista e Kombëtares U-21 ka pësuar ndryshime. Mesfushori i talentuar Adrian Pajaziti ka pësuar një dëmtim dhe pas konsultave me stafin mjekësor nuk do të jetë i gatshëm të japë kontributin e tij në këto dy sfida të rëndësishme për kuqezinjtë.

Ndërkaq, dy futbollistët e tjerë, Enis Asani dhe Arlind Rexhepi janë bashkuar ditën e sotme me ekipin në Stamboll, pas pajisjes me pasaporta shqiptare dhe do të vihen menjëherë në dispozicion të teknikut Alban Bushi.

Skuadra do të zhvillojë edhe sot përgatitjet në Turqi, ndërsa ditën e nesërme do të niset drejt Armenisë. Më 8 shtator, kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në transfertë ndaj ekipit armen, duke nisur nga ora 19:00, ndërsa takimi i radhës i Shqipërisë U-21 do të jetë ai kundër Rumanisë në ‘Elbasan Arena’, më 12 shtator në ora 18:30.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"