Ndryshime në listën e Shpresave, Bushi fton mesfushorin e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 21:57

Ndryshime në listën e Shpresave, Bushi fton mesfushorin e Skënderbeut

Përfaqësuesja Shpresa ka nisur që sot grumbullimin e saj për ndeshjet e muajit mars, të vlefshme për kualifikueset e Europianit të kësaj grupmoshe. Trajneri Bushi ka nisur përgatitjet me skuadrën në Tiranë për dy ndeshjet ndaj Finlandës dhe Zvicrës.

shqiperia u21

FSHF ka bërë të ditur se së fundmi në radhët e përfaqësues është ftuar mesfushori i Skënderbeut, David Janaqi. Shkak është bërë mungesa e Tim Civejës, mesfushorit të Sarbrukut në Gjermani, i cili mungon për shkak dëmtimi.

Shqipëria U21 luan më 22 mars ndaj Finlandës dhe më 26 mars ndaj Zvicrës, në dy ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Europianit. Ajo gjendet në vendin e tretë në Grupin E me 9 pikë pas 5 ndeshjesh të luajtura, dy pikë më pak se Zvicra kryesuese dhe një më pak se Rumania e vendit të dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"