Ndryshime në Kombëtaren U21/ Largohet futbollisti që u afrua nga radhët e Kosovës, dëmtohet mbrojtësi i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2023 | 17:17

Ndryshime në Kombëtaren U21/ Largohet futbollisti që u afrua nga radhët e Kosovës, dëmtohet mbrojtësi i Partizanit

Kombëtarja shqiptare U21 grumbullohet këtë javë për ndeshjet e saj në kualifikueset e EURO 2025, teksa për momentin i ka bërë një start të shkëlqyer sfidave në grup me 2 fitore në po aq ndeshje të luajtura.

shqiperia u21

Por para nisjes së grumbullimit në ditën e nesërme, lista fillestare e publikuar nga trajneri Alban Bushi ka pësuar ndryshime. FSHF ka bërë të ditur se për shkak dëmtimi, nuk do të jetë pjesë e grumbullimit mbrojtësi i Partizanit, Marcelino Preka.

Ndërkohë, nuk do të jetë në grumbullim as një emër që ka bërë bujë së fundi, Dion Berisha. Lojtari ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Kosovës dhe tashmë kishte zgjedhur të përfaqësonte Shqipërinë. Nuk bëhen të ditura arsyet e kësaj mungese të lojtarit i cili shihej si një afrim i vlefshëm për kuqezinjtë.

Për të zëvendësuar këto mungesa, trajneri Bushi ka grumbulluar mbrojtësit Elmando Gjini dhe Ermir Selimaj, në mënyrë që të ketë grupin e kompletuar për sfidat ndaj Finlandës në transfertë dhe Malit të Zi në vendin tonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"