Ndreu: Sfidë delikate me Tomorin, por besoj te kthesa dhe 3 pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2023 | 10:44

Ndreu: Sfidë delikate me Tomorin, por besoj te kthesa dhe 3 pikët

Kastrioti pret Tomorin sot në orën 13:30 në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, në një ndeshje ku do të kërkojë me çdo kusht tri pikët.

ramadan ndreu

Krutanët kanë zhgënjyer deri më tani, duke qenë larg pritshmërive për të kërkuar vendet e para. Diferenca me beratasit është vetëm dy pikë më tepër, prandaj dhe kjo ndeshje merr një rëndësi të madhe. Trajneri Ramadan Ndreu, në një prononcim për “Panorama Sport”, theksoi se alternativa e vetme është fitorja.

“Lojtarët janë në gjendje optimale dhe ky fakt më gëzon. Edhe në ndeshjen e kupës me Elbasanin treguan gjendje të mirë fizike në një terren tepër të rënduar. Tashmë na pret ndeshja me Tomorin, e cila është shumë delikate. Kam besim te ekipi dhe lojtarët duhet ta kuptojnë që është momenti i duhur për të marrë tre pikët”, deklaroi trajneri Ndreu.

SH.HASANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"