“Ndjesi e bukur të grumbullohesh me Kombëtaren”, flet Asllani: Konkurenca? Më parë ishin Kallaku dhe Vrioni, tani…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2021 | 20:11

“Ndjesi e bukur të grumbullohesh me Kombëtaren”, flet Asllani: Konkurenca? Më parë ishin Kallaku dhe Vrioni, tani…

Gjatë një grumbullimi në Kombëtaren U-21 ka folur në një konferencë për shtyp, lojtari i Empolit U-19, Kristjan Asllani i cili përpara mediave u shpreh se Kombëtarja e shpresave pas largimit nga U-21 i Vrionit dhe i Kallakut shpreson që niveli të qëndrojë po i njëjti:

asllani

Grumbullimi – “Është shumë bukur të grumbullohesh me Kombëtaren, jam shumë i lumtur. Kam qenë herën e parë me U-21 kundër Andorrës dhe Austrisë, tani janë dy miqësore dhe shpresoj të bëjmë mirë.”

Grupi i skuadrës – “Grupi është shumë i mirë, këtë herë ka shumë lojtarë nga Shqipëria, shpresoj të bëjmë mirë këto dy ndeshje.”

Konkurenca – “Konkurenca është shumë e madhe. Më parë këtu ishte Kallaku, Vrioni tani shpresoj që kjo Kombëtare të ketë të njëjtin nivel.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"