Ndizen Mba dhe Selmani, te Partizani po fillon të “harrohet” Skuka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2023 | 22:54

Ndizen Mba dhe Selmani, te Partizani po fillon të “harrohet” Skuka

Largimi i Xhuliano Skukës në muajin janar i dha një goditje të madhe trajnerit Kolela në lidhje me përbërjen e organikës së skuadrës. Dibrani ishte një repart më vete dhe ikja e tij la shumë boshllëqe.

selmani cara

 

Për të mbuluar hapësirat e lëna nga shitja rekord e Skukës, Partizani u vu në lëvizje shpejt dhe në harkun e pak ditëve arriti të firmosë me dy sulmues të tjerë. Ata blenë Kristian Mbanë nga Trepça dhe firmosën me Remzifaik Selmanin si lojtar të lirë.

Të dy e nisën ngadalë, por në këto javë të fundit janë “ndezur” dhe kanë bërë që Skuka të harrohet. Në ndeshjen e fundit shënuan të dy, teksa Mba la gjurmë të madhe në derbi, ku arriti të realizonte golin e parë dhe fitoi zemrat e tifozëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"