Ndeshja me Kastriotin, Shkëmbi leksione skuadrës me supergol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2018 | 9:00

Ndeshja me Kastriotin, Shkëmbi leksione skuadrës me supergol

Seanca e fundit stërvitore u karakterizua nga ushtrime nxehëse për muskujt dhe tekniko-taktike. Ajo çka ka dhuruar më shumë emocione ishte ndeshja testuese, ku pjesë u bë edhe Shkëmbi, i cili dhuroi një “perlë” prej 25 metrash me të majtën e tij, duke treguar që ende nuk e ka humbur klasin dhe finesën që dikur e karakterizonte në fushën e lojës mesfushorin korçar.

teuta

Të gjithë mbetën të mahnitur nga mënyra e marrjes së topit, shmangja në mesin e fushës dhe goditja e kalibruar me të majtën që u ndal në rrjetë dhe me të gjithë lojtarët që duartrokitën teknikun e tyre. Por kaq, vetëm një moment e më pas u rikthyen të gjithë në impenjimin maksimal dhe seriozitetin që kërkon Shkëmbi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"