Ndërprerja u ka vlejtur matjanëve, rikuperohen dy titullarë. Farruku: Burreli ia del këtë herë me ballshiotët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 14:47

Ndërprerja u ka vlejtur matjanëve, rikuperohen dy titullarë. Farruku: Burreli ia del këtë herë me ballshiotët

Bylisi është ndër katër ekipet që këtë sezon i ka marrë pikët e plota Burrelit. Nisur nga ky tregues, si dhe pozitat që ka ekipi i trajnerit Klevis Hima, ndeshja e së mërkurës në “Liri Ballabani” bëhet mjaft e rëndësishme.

florenc farruku burreli

“Ekipi është në gjendjen e tij më të mirë dhe jemi të gatshëm për Bylisin. Në radhët e skuadrës ka optimizëm se këtë takim do ta kalojmë me sukses”, tha fillimisht për “Panorama Sport” sulmuesi Florenc Farruku. Ndërprerja e kampionatit i ka shërbyer për mirë Burrelit, që jo vetëm ka pasur kohën e mjaftueshme për të përgatitur ndeshjen e radhës, por i ka shërbyer dhe për riaftësimin e dy lojtarëve të dëmtuar, Koleci dhe Dedgjonaj. Në vijim të prononcimit të tij, sulmuesi matjan vlerëson skuadrën ballshiote.

“Bylisi është skuadër për t’u respektuar. Jo rastësisht është në pozicionin që mban aktualisht. Skuadra është e përbërë nga lojtarë cilësorë, që i hapin punë çdo kundërshtari, si brenda dhe jashtë fushe”, vijo sulmuesi. Pavarësisht cilësisë së kundërshtarit, 22-vjeçari Farruku është optimist, se skuadra këtë herë do të marrë pikët maksimale. “Nisur nga pozitat që ka skuadra në renditje, objektivi i vetëm është marrja e tri pikëve.

Çdo ndeshje për vetë specifikën që ka faza e tretë e kampionatit, konsiderohet finale. Me ndihmën e sportdashësve, numri i të cilëve nga ndeshje në ndeshje po rritet, këtë herë do të flasë për skuadrën tonë”, e mbylli prononcimin për gazetën sulmuesi matjan, që me katër golat e shënuar ka ndikuar në marrjen e rezultateve pozitive.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"