Ndarja nga jeta e Robert Jasharit, reagon Partizani: Lamtumirë kampion!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 12:10

Ndarja nga jeta e Robert Jasharit, reagon Partizani: Lamtumirë kampion!

Lajmi i ndarjes nga jeta të ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare dhe të Partizanit, Robert Jasharit ka bërë që klubi i kuq të bëjë një mesazh ngushëllues. Partizani me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” ka kujtuar historinë e ish-futbollistit ku e cilëson me një karrierë të papërsëritshme.

ROBERT JASHARI

POSTIMI I KLUBIT TË PARTIZANIT –

“LAMTUMIRË KAMPIONI YNË ROBERT JASHARI!

Familja e kuqe dhe futbolli shqiptar humbën një kolos.

Me keqardhje të thellë njoftojmë sot lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta në moshën 83 vjeçare të ikonës së klubit Partizani dhe futbollit shqiptar Robert Jashari.

Titullar për shumë vite me Partizanin e madh dhe i skuadrës kombëtare, autori i golit të parë historik gjysmë shekulli më parë në Irlandën e Bestit. Ai rregjistron një karrierë të papërsëritshme, unik në stilin e të luajturit, po kështu edhe në drejtim si trainer.

Në karrierën e tij 15-vjeçare, Jashari është shpallur 7 herë kampion dhe fitues i 6 kupave me Partizanin.

Në tri sezone: 1962-’63, 1963- ’64, ’64-’65 Jashari është shpallur tre herë radhazi  golashënuesi më i mirë shqiptar.

Ai ishte pjesëtar i skuadrës së Partizanit, triumfues me medaljet e argjendta në dy turnetë më të famshëm të kohës, në Lajpcig në vitin 1958 dhe në Hanoi në dhjetor të ’63-shit. Në këtë të fundit ka qenë shënuesi më i mirë, me 11 gola.

Në moshën 21-vjeçare, në vitin 1958 Jashari ka marrë titullin “Mjeshtër Sporti”.

Kur u tërhoq nga futbolli i luajtur, jeta dhe karriera sportive e tij mbeti e lidhur vetëm me klubin Partizani, si futbollist dhe trajner.

Klubi i Futbollit Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve.

I paharruar kampioni ynë Robert Jashari?”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"