Ndaj Teutës, plot me mungesa/ Shehi nis planin, gati formacioni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2024 | 21:56

Ndaj Teutës, plot me mungesa/ Shehi nis planin, gati formacioni

Adnard Mehmeti ndaj Erzenit plotësoi numrin e katër të verdhëve dhe do të jetë i pezulluar për Teutën. Përveç kësaj, jashtë pritet të mbeten edhe Alban Hoxha e Marçelino Preka, që ende nuk janë rikuperuar plotësisht nga dëmtimet.

SHEHI

Probleme ka në sulm, aty ku Mensah dhe Birçaj janë “pykat” e vetme. Skuka është ende jo në formë, ndërsa Bintsuka dhe Mba janë të dëmtuar. Shehi do të duhet të bëjë modifikime.

Pas një dite pushimi të kaluar në Turqi, Partizani është kthyer dje në stërvitje, këtë herë në shtëpinë e kuqe, “Arena e Demave”. Gjatë paradites skuadra është kthyer në fushë, ku ka nisur edhe analizën e hollësishme të kundërshtarit dhe planin që Shehi dhe të tijtë do të zbatojnë për durrsakët. Teuta ndodhet e fundit në renditje dhe Partizani e gjen në një situatë të vështirë.

Dje në dispozicion të Shehit kanë qenë të gjithë lojtarët e gatshëm fizikisht, me trajnerin, që ka bërë edhe provat në lidhje me formacionin. 11-shja startuese pritet të mos ndryshojë nga ajo në miqësoren e fundit. Qirko pritet në po rtë, ndërsa Hadroj, Sota, Sembene dhe Atanaskoski në mbrojtje. Në mesfushë me siguri do të luajë treshja Rrapaj, Maget dhe Murataj, teksa në sulm priten Cara, Birçaj dhe Taipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"