NBA/ Nuk fitonte nga 28 tetori, Detroit Pistons i jep fund serisë rekord prej 28 humbjeve radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 1, 2024 | 12:00

NBA/ Nuk fitonte nga 28 tetori, Detroit Pistons i jep fund serisë rekord prej 28 humbjeve radhazi

Detroit Pistons ka shënuar fitoren e parë në NBA që nga 28 tetori. Të shtunën mbrëma Detroiti triumfoi 129:127 ndaj Toronto Rapotors. Kodi Kuningham ishte më i miri për Detroid me 30 pikë e 12 asistime, duke qenë më efikasi në fitoren e fundit që pati shumë rëndësi.

nba

Detroiti kishte barazuar rekordin prej 28 humbjeve rresht në NBA dhe një humbje e mundshme ndaj Torontos do ta bënte rekordmen Detroitin për humbje rresht në sportin profesionist në SHBA. Rekordin e disfatave e mban skuadra e ligës NFL, “Chicago Cardinals”, që ka regjistruar 29 humbje radhazi.

“Ne thjeshtë kemi vazhduar të luftojmë. Ishte një seri e gjatë e humbjeve, por jam i lumtur që gjendem në këtë grup që nuk dorëzohet. Ishte barrë e rëndë për të gjithë ne”, ka thënë heroi i fitores së Detroidit, Kodi Kuningham

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"