NBA/ Indiana merr fitoren e pestë radhazi, Lejkërsat nuk dalin dot nga kriza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2024 | 12:19

NBA/ Indiana merr fitoren e pestë radhazi, Lejkërsat nuk dalin dot nga kriza

NBA vijon me të njëjtin rivalitet në të dyja konferencat ashtu siç u mbyll viti 2023.

pacers

Indiana Pacers fitoi 142-130 ndaj Milwaukee në një përballje mes ekipesh pretendente në Lindje. Haliburton me 31 pikë e 12 asist ishte më i miri për Indiana, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Antetokounmpo.

Fiton edhe Toronto, që falë 26 pikëve të Quickley mundi 116-111 Memphis jashtë fushe. Zhgënjen ekipi i Lakers, që u mund 110-96 nga Miami, duke pësuar humbjen e tretë radhazi. 8 lojtarë të Miami ralizuan mbi 10 pikë.

Skuadra e Clippers mposhti 131-122 Phoenix, ndeshje ku u dalluan George me 33 pikë e Leonard me 30 pikë. Minnesota mbron vendin e parë në Perëndim pavarësisht humbjes 117-106 ndaj New Orleans, ndeshje ku u dallua Williamson me 27 pikë. Triumfon skuadra e Dallas, që mundi 126-97 Portland, ndeshje ku shkëlqeu Luka Doncic, autor i 41 pikëve.

REZULTATET

 

Cleveland – Washington, 140-101

Indiana – Milwaukee, 142-130

Atlanta – Oklahoma, 141-138

Houston – Brooklyn, 112-101

Memphis – Toronto, 111-116

Minnesota – New Orleans, 106-117

Dallas – Portland, 126-97

New York – Chicago, 116-100

Phoenix – Clippers, 122-131

Utah Jazz – Detroit, 154-148

Lakers – Miami, 96-110

Sacramento – Orlando, 138-135

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"