“Napoli, skuadra që më bind më shumë në Serinë A”, Reja analizon ish-ekipin e tij: Ozimhen ka një forcë të natyrës, Spaleti është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2021 | 13:50

“Napoli, skuadra që më bind më shumë në Serinë A”, Reja analizon ish-ekipin e tij: Ozimhen ka një forcë të natyrës, Spaleti është…

Në pritje të zyrtarizimit të listës së Kombëtares për dy ndeshjet e muajit nëntor për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, trajneri i Shqipërisë, Edi Reja ka folur për Napolin në mikrofonat e “Radio Kiss Kiss”, ku thotë se të kaltërit janë skuadra që i bind më shumë në Serinë A:

reja

“Spaleti është një trajner i vërtetë, tashmë mund ta shihnit që në Udine se ai kishte atë që duhej. Më duhet të them se me sa kam parë, Napoli është skuadra që më bind më shumë. Kanë një lojtar të kompletuar, një forcë të natyrës, Ozimhen i cili është i jashtëzakonshëm.

Nëse i lihet pak hapësirë, ai të ‘vret’. Mungesa e tij u ndje kundër Salernitanas, ishte më e ashpër se sa pritej.

Petanja mund të jetë zëvendësuesi i tij natyral, shpresoj se ai mund të luajë më shumë për të zëvendësuar atë kur nuk do të jetë në lojë.”, përfundoi Reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"