Naftëtari me objektiva të qarta, synon ngjitjen në Kategorinë e Parë me talentet e moshave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2021 | 23:35

Naftëtari me objektiva të qarta, synon ngjitjen në Kategorinë e Parë me talentet e moshave

Ende nuk është zyrtarizuar data e fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri, gjatë të cilit Naftëtari do të konkurrojë për të katërtin sezon radhazi në Kategorinë e Dytë.

butrinti naftetari

Futbollistët ndërkohë janë me pushime, që i kanë nisur fill pas ndeshjes së fundit të kampionatit, atë të “play off”-it ndaj Butrintit në transfertë. Ky takim përfundoi me humbjen minimale të kuçovarëve me rezultatin 0-1. Momentalisht nga ekipi nuk ka të larguar, por gjithçka do të qartësohet pas fillimit të përgatitjeve.

Ndërkohë, mund të ketë prurje me futbollistë nga ekipi U-19, i cili nën drejtimin e Saimir Gegës, demonstroi një paraqitje të pëlqyeshme në kampionatin e Kategorisë së Parë për këtë grup-moshë. Sezonin e ri Naftëtari do të luftojë për të vetmin objektiv: ngjitjen një kategori më lart.

ARBEN ÇEPANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"