“Na penalizoi kartoni i kuq”, Taipi shpjegon debatet në fushë: Bëhemi me nerva kur nuk fitojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2022 | 20:31

“Na penalizoi kartoni i kuq”, Taipi shpjegon debatet në fushë: Bëhemi me nerva kur nuk fitojmë

Shqiprim Taipi e cilëson një hap para barazimin e sotëm të Kukësit ndaj Teutës, për faktin se ekipi reagoi edhe pas kartonit të kuq. Duke folur për “Oversport”, mesfushori i verilindorëve tregoi edhe pse në radhët e ekipit të tij kishte shpesh debate mes futbollistëve në fushën e lojës.

taipi

“Ishte një ndeshje shumë e luftuar. E nisëm shumë mirë dhe kishim shanse. Na penalizoi kartoni i kuq. E rëndësishme është që çunat ishin të motivuar, ishim të gjithë së bashku dhe nuk u vu re mungesa e një futbollisti.

Debatet në fushë? Është e vërtetë që vjen edhe për arsye të rezultateve kur nuk fiton e bëhesh me nerva. Por çdo gjë që ndodh në ndeshje, ne jemi shokë dhe ky është futbolli.

Kemi një ndeshje të vështirë me Partizanin që ka pasur tre ndeshje dhe kanë fituar. E dinë të gjithë që këtë vit është ekip shumë i mirë. Çdo ndeshje në Superiore është e vështirë”, tha Taipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"