“Na mungojnë 5 pikë”, Alcani: Ja çfarë i duhet Tërbunit në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2022 | 14:02

“Na mungojnë 5 pikë”, Alcani: Ja çfarë i duhet Tërbunit në merkato

Tërbuni ka nisur pushimet që prej 28 dhjetorit, për t’iu rikthyer punës më 6 janar 2023. Kjo do të jetë data kur pukjanët do të grumbullohen në Tiranë, në funksion të fazës së dytë të kampionatit.

alert alcani

Për t’i bërë skanerin vitit që po mbyllet dhe për të treguar planet për të riun, flet vetë trajneri për “Panorama Sport”. Alert Alcani paralajmëron afrime dhe të parin për portën.

“Në fazën e parë kemi zhvilluar lojëra të bukura, por edhe gabuar dhe kryesisht në shtëpi. Por duhet të themi se edhe gjykimet kanë ndikuar. Edhe dëmtimet kanë bërë të vetën, pasi kurrë nuk kemi qenë të plotë. E megjithatë, në kompleks jam i kënaqur me lojtarët dhe sidomos në atë të fundit. Mundëm Dinamon, duke e dominuar për 90 minuta. Sikur ne të kishim bërë këtë paraqitje edhe më herët, sot kishim 5 pikë më shumë dhe tjetër pozicion në klasifikim. Merkato? Do të afrojmë 3-4 afrime, por pa prishur grupin ekzistues. Nëse arrijmë t’i bëjmë këto përforcime, besoj se do të kapim vendet e para në renditje. Kam besim se skuadra që drejtoj do të startojë 2023-shin edhe më e fortë. Unë bashkë me trajnerin e portierëve dhe drejtorin teknik nuk po rrimë duarkryq, po e vëzhgojmë gjithnjë tregun e lojtarëve që të afrojmë futbollistë sa më cilësorë. Jemi në kërkim edhe të një portieri, pasi Bakalli është shumë i ri, kurse për Vatën duhet një zëvendësues që të jetë me provojë dhe e njeh mirë kampionatin tonë”, përfundoi lezhjani i stolit të pukjanëve.

DITMIR PEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"