“Na anuluan një gol të rregullt ndeshjen e parë”, Krymi: Kualifikimi do të na japë besim dhe në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2022 | 12:28

“Na anuluan një gol të rregullt ndeshjen e parë”, Krymi: Kualifikimi do të na japë besim dhe në kampionat

Vllaznia do të ndeshet në sfidën e dytë gjysmëfinale të Kupës përballë Partizanit në stadiumin “Loro Boriçi”. Mesfushori i shkodranëve, Ardit Krymi, foli për këtë sfidë në konferencën përpara ndeshjes.

krymi

“Siç ka ardhur situata mendoj se ndeshja me Partizanin është ndeshja më e rëndësishme e sezonit, sepse siç ka shkuar kampionati duhet të japim maksimumin.

Jam i kënaqur që është kthyer Gurishta, sepse i duhet ekipit. Të dalin të dy kapitenët mendoj se kjo tregon që do e marrim përsipër ndeshjen.

Do japim 100% në nesër siç e dhamë në ndeshjen e parë. Ata na anuluan një gol të rregullt në minutën e 90’. Kemi për t’u bërë më të fortë.

Ne objektivat i kemi pasur të qarta. Objektivi minimal i yni ka qenë Europa. Mendoj se futbolli po nuk pati pak presion nuk është i bukur.

Pa tifozë nuk kemi ku shkojmë. Ata janë ndihmë e madhe për ne dhe mendoj që me ta jemi të pamposhtur.

Duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë, sepse dihet se si shkon ndeshja gjysmë finale e Kupës dhe do të mundohemi ta mbyllim brenda 90 minutave.

Kualifikimi në finale do të na japë besim në fazën e mbetur të kampionatit, sepse nuk ka mbaruar gjë në kampionat. 5 pikë nuk janë shumë”, ishin fjalët e Krymit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"