“Myler është një kalë”/ Zbuluesi i talenteve tregon anekdotën mes lojtarit bavarez dhe historisë me kuaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2022 | 20:15

“Myler është një kalë”/ Zbuluesi i talenteve tregon anekdotën mes lojtarit bavarez dhe historisë me kuaj

Herman Gerland vazhdon të ruajë një simpati të veçantë ndaj veteranit bavarez, Tomas Myler. Së fundmi, “Tigri” ka botuar autobiografinë e tij të titulluar “Gjithmonë në fushë, jeta ime për futbollin”, duke rrëfyer një sërë historish, pa lënë mënjanë edhe të preferuarin e tij, Tomas.

3240397-66325208-2560-1440

68-vjeçari kurrë nuk ka reshtur së foluri me superlativa ndaj patriotit, pa harruar faktin se Herman ka qenë një nga shtysat kryesore se përse 33-vjeçari vazhdon të djersijë ende fanellën e rekordmenëve gjermanë. Njohja e tyre nis nga viti 2009 deri në verën e 2021- shit, roli i asistentit, si pjesë përbërëse e stafit teknik në gjirin e bavarezëve. Prezantimi i librit është zhvilluar në muzeun gjerman të futbollit në Dortmund, nga ku lindi edhe anekdota mes krahasimit të Mylerit me kuajt:

“Mënyra më e thjeshtë për ta përkufizuar mesfushorin është se si të rrisësh 20 kuaj dhe në të do të gjendet vetëm një kalë i suksesshëm. E njëjta situatë mund të përshtatet edhe me Bundesligën: nëse keni 20 lojtarë, vetëm një do të qëllojë i veçantë, krahas të tjerëve”, gërshetonte krahasimet, ish-asistenti i Bajernit. Gerland nuk njihet vetëm për lidhjen e ngushtë me Mylerin, puna e tij kalon dhe endet më tutje.

Ai ka nxjerrë një sërë lojtarësh të talentuar, të cilët sot pushtojnë vëmendjen e klubeve më me emër në kontinentin e vjetër, si David Alaba, Toni Kros, etj. Vështrimi i pjesëtarit më të ri të stafit të kombëtares gjermane në turneun më të rëndësishëm kontinental, Kupa e Botës, nuk u ndal vetëm me kaq, ai vazhdoi plot nostalgji ndaj numrit 24 të ekipit nga Mynihu: “E vendos dorën në zjarr ndaj një talenti të tillë, jo vetëm për pjesën se kemi punuar dhe ideuar bashkë planet e suksesit, por edhe mbi pjesën e përkushtimit të tij ndaj skuadrës apo kombëtares gjermane.

Nuk po ju flas si tifoz, statistikat janë treguesi më i qartë. Nëse dikush kërkon motivim, shtysë, qëndrueshmëri, energji pozitive, mjafton të përmend Tomasin dhe ai i identifikon më së miri. Është i mrekullueshëm, jam dhe jemi me fat ku kemi mundësi të shijojmë pasionin e një personi më shumë sesa thjesht profesionist”, përfundonte fjalëmjalti ndaj lojtarit të dytë me më shumë paraqitje në historinë e klubit më të titulluar në tokën gjermane.

 Përgatiti: SAIMIR MBËRSI  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"