Murinjo thumbon rivalët e Serisë A: Më pëlqen të aktivizoj lojtarët e rinjë, jo… Xhekon dhe Vidalin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2021 | 20:40

Murinjo thumbon rivalët e Serisë A: Më pëlqen të aktivizoj lojtarët e rinjë, jo… Xhekon dhe Vidalin

Roma arriti të marrë një fitore të merituar 2-0 ndaj Empolit duke harruar disi humbjen në derbi me Lacion javën e kaluar.

murinjo

Verdhekuqte iu falën golave të Pelegrinit dhe Mikitarian për të marrë triumfin e 5-të në këtë sezon të Serisë A. Pas ndeshjes, Murinjo shprehur kënaqësinë për tre pikët e marra si dhe thumboi Interit duke thënë se i pëlqen të aktivizojë djemt e rinj në lojë dhe jo Xhekon e Vidalin.

“Kur fituam tre ndeshje thashë që fituam tre dhe jo tridhjetë. Ne e dimë kush jemi, çfarë duam dhe ndryshimin me ekipet që kanë përfunduar në krye të renditjes vitet e fundit.

Jam i lumtur që i jap hapësira Darbos, Zalevskit e Kalafiorit të luajnë. Unë shoh që skuadrat e tjera gjithmonë futin lojtarë me përvojë si Interi dje me Xhekon dhe Vidal, në vend të kësaj ne duhet t’i bëjmë këta djem të rrite.

Isha i qetë pas katër fitoreve dhe jam i qetë edhe pas humbjes në derbi. Ajo që më pëlqen shumë është se pas dy humbjeve tifozët na kanë dhënë gjithmonë të njëjtën mbështetje”, u shpreh Murinjo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"